Situata anormale/ Fundi i ndeshjes te Egnatia, Kacbufi po përkthente në shqip…shqiptarin Redi Kasa!

Një situatë anormale ishte ajo që erdhi pas ndeshjes mes Egnatias dhe Kastriotit. Vendasit fituan me shifrat 4-1, ku mes lojtarëve që realizuan gjendej edhe Redi Kasa. Sulmuesi 21-vjeçar ka qenë pjesë e akademisë së Parmës. I lindur në Parma dhe me origjinë shqiptare, futbollisti zgjodhi që të luante te Egnatia pas disa aventurave në Bullgari.

E teksa pritej që Kasa të dilte në intervistë për “Oversport” në përfundim të takimit, aty u shfaq edhe Kacbufi. Ky i fundit ka bërë rolin e përkthyesit për të kthyer në shqip fjalët e një tjetër shqiptari, Redi Kasa. Sulmuesi 21-vjeçar fliste vetëm italisht dhe nuk arrinte dot të komunikonte në gjuhën e origjinës së tij. Jo e bukur për t’u parë! /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *