Mançester Siti është larguar me kokën poshtë nga “Santiago Bernabeu”. Reali i Madridit ka fituar bindshëm me shifrat 3-0. Golat mbajnë të tre autorësinë e Valverdes, i cili u shndërrua në “makthin” e skuadrës së Guardiolës.
Një fitore mjaft të rëndësishme ka arritur edhe PSG-ja. Kampionët në fuqi kanë mposhtur Çelsin me shifrat 5-2, duke u “hakmarrë” në një farë mënyre për humbjen e pësuar kundër bluve të Londrës verën e shkuar, në finalen e Kupës së Botës për klube.
Ndërkohë befasia e madhe e këtij edicioni të Ligës së Kampionëve quhet Bodo/Glimt. Klubi norvegjez, pasi eleminoi Interin, ka mposhtur me shifrat 3-0 edhe Sportingun e Lisbonës. Një fitore e pastër, e cila i dërgon me njërën këmbë në çerekfinale./Sport Ekspres/