Kaleb Ekuban është padyshim një nga sulmuesit më të mirë që ka ardhur në Superligën shqiptare dhe në radhët e Partizanit. Futbollisti ganez po përjeton një moment të mirë në karrierë, teksa ka zhvilluar sezone mjaft pozitive në radhët e Trabzonsporit. Megjithatë, me merkaton e kryer së fundmi nga klubi turk, e ardhmja e Ekubanit duket larg këtyre të fundit.
Sirena të Serie A kanë nisur të bien për sulmuesin, ku siç raporton edhe “Tuttomercatoweb” Xhenoa është në bisedime me lojtarin. Klubi italian mësohet se do të ofrojë 2 milionë euro për të mbyllur marrëvshjen me Trabzonsporin, ndërsa vetë Ekuban do të përfitojë 1 milionë euro në sezon./Halit Delibashi-Sport Ekspres/