Sioni po përjeton një sezon të tmerrshëm, por është duke luftuar me të gjitha forcat për të evituar rënien nga Superliga zvicerane.
Sot skuadra e Lenjani, Kukelit dhe Kasamit priste Tunin, rival direkt për mbijetesë, sepse para sfidës së sotme ishte i parafundit, tre pikë mbi Sionin.
Beteja për mbijetesë rezultoi një ndeshje pa histori, sepse dominimi i Sionit ishte i frikshëm, siç tregon rezultati final 7-2.
Luajtën nga fillimi Lenjani e Kasami, të dy të shkëlqyer. Lenjani, mbrojtës i majtë, shënoi një gol, ndërsa Kasami dy të tillë.
Shpresat për mbijetesë shtohen, edhe pse beteja nuk ka mbaruar.