Sindroma e klubeve shqiptare prek edhe Vllazninë, kuqeblutë i japin fund me Tomas Brdariç

Vllaznia ka hyrë në një krizë të thellë javët e fundit, ku shijen e fitores e kanë provuar vetëm 1 herë në 9 takime. Diferencat tashmë në krye kanë humbur dhe kuqeblutë rrezikojnë kreun e tabelës. Një situatë e tillë ka bërë që edhe ekipi shqiptar të preket ng sindroma e klubeve shqiptare, ajo e largimit të trajnerëve gjatë sezonit.

Përmbysja e sotme në “Loro Boriçi” nga Bylisi rezulton “një faturë” e majme për Tomas Brdariç. “Supersport” bën me dije se Vllaznia ka vendosur ti japë fund me trajnerin kroato-gjerman, i cili nga maja e lavdisë që gjendej pak javë më parë e gjen veten jashtë stolit kuqeblu. Drejtimi i skuadrës do i kalojë zëvendës trajneri Plori, që ka dëshmuar një punë të mirë sezonin e shkuar me Besëlidhjen./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *