Vllaznia është duke vazhduar përgatitjet në Ohër, që të jetë gati për kampionatin e Superiores. Stafi teknik është duke punuar së tepërmi në pjesën e përgatitjes së lojtarëve në anën fizike. Ndërkohë që pas dy largimeve gjatë ditës së sotme, ka vend edhe për një afrim të ri.
Bëhet fjalë për sulmuesin 27-vjeçar nga Maqedonia e Veriut, Simeon Hristov. Ky i fundit pritet që të jetë zgjidhja e halleve për shkodranët në sulm, ndërsa ekipi i tij i fundit ishte Borec Veles. Por ka edhe një diskutim të fundit në lidhje me këtë rast. Stafi teknik i Vllaznisë duhet të jap konfirmimin e plotë për gjendjen e këtij lojtari pasi po e sheh më nga afër, ndërsa më pas do të kemi uljen për bisedime me drejtuesit sa i përket kushteve të kontratës. /Sport Ekspres/