Anis Mehmetit i ka mbërritur ftesa e parë nga Kombëtarja A. Silvinjo vendosi që futbollisti i Bristol City të jetë pjesë e kuqezinjve kundër Polonisë.
Lojtari ka reaguar menjëherë me një postim në rrjetet sociale. “Moment krenarie për mua dhe familjen time”, shkruan Mehmeti, ku tregon se do të jetë pjesë e Shqipërisë. /Sport Ekspres/