Silvinjo dhe Zabaleta nisin nga nesër zyrtarisht aventurën e tyre në krye të Shqipërisë. Madje për brazilianin është hera e parë që do të drejtojë një ekip si trajner i parë. Dyshja nga Amerika e Jugut kanë mbërritur që sot në Tiranë, ndërsa nesër do të jenë të pranishëm përpara gazetarëve në një konferencë për shtyp, para së cilës do të kenë një takim me drejtuesit e FSHF-së.
Mbrëmjen e sotme Silvinjo dhe Zabaleta janë rehatuar në hotel dhe prania e tyre në Shqipëri dallohet qartë nga një foto e siguruar nga “Supersprt”, ku dyshja që do të drejtojë Kombëtaren kuqezi shihën në një sfond me motive tradicionale shqiptare./Halit Delibashi-Sport Ekspres/