“Sikur ta kishim fituar atë ndeshje në Turqi”, Cikalleshi flet për edicionin e ri: Hap para nëse kalojmë Hungarinë

Shqipëria do të luajë kundër Andorrës, Anglisë dhe San Marinos në takimet e vlefshme për kualifikueset e Botërorit. Kuqezinjtë do të provojnë maksimumin në këtë edicion të ri, atje ku në bazë të letrës vijnë më poshtë se Anglia, Polonia dhe Hungaria në grup.

I pranishëm në konferencën për shtyp ishte edhe Sokol Cikalleshi i cili u shpreh se nuk duhet të ketë nënvlerësim edhe për ekipet si Andorra apo San Marino.

“Ne duhet të arrijmë fitoren me Andorrën, nëse do të shënoja do të ishte kënaqësi e dyfishtë. Duke parë historinë kemi hasur shumë vështirë me këto skuadra dhe duhet të jemi të fokusuar. Ne do të synojmë maksimumin, përballë kemi Anglinë që është kalibër botëror. Por të gjitha aftësitë duhet t’i tregojmë në fushën e lojës.

Nëse kualiteti i Anglisë do të vendos në fushë, nuk na ngelet gjë tjetër veçse të duartrokasim. Por nëse japim gjithçka në fushë, atëherë mund të arrijmë më tepër. Ndaj Andorrës nuk do të futemi në fushë që të shënojë Cikalleshi apo dikush tjetër, por për ta fituar takimin. Nëse do të kualifikohemi në dy vendet e para do të ishte super sukses. Por edhe nëse lëmë mbrapa Hungarinë, do të ishte hap përpara.

Ne duhet të japim gjithçka nga vetja që në fundin e edicionit të jemi të qetë, jo si me ndeshjen që luajtëm me Andorrën në Shqipëri. Kjo është e bukura e futbollit se nuk mbaron gjithçka në letër, që këto Kombëtare do të renditen në këtë mënyrë. Përshembull sikur ta kishim fituar atë ndeshjen në Turqi, atëherë do të ndryshonte fati i kualifikimit në Europian”, ka thënë Cikalleshi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *