Jon Dagur Porsteinson është shprehur i zhgënjyer pas ndeshjes me Shqipërinë. Lojtari i Islandës ka thënë se ndaj kuqezinjëve ishte një dominim në të dy pjesët me rastet e krijuara. Për më tepër shfaq më shumë ndjenja zhgënjimi në rezultatin e marrë sesa në barazimin me Izraelin.
“Isha më i zhgënjyer pas kësaj ndeshje se ajo kundër Izraelit. Ne kishim rastet më të pastra se Shqipëria si në pjesën e parë dhe në pjesën e dytë. Mu duk sikur po më zinte gjumi te goli i Shqipërisë. Na mori shumë kohë aksioni i tyre i gjatë dhe ajo që ata po bënin në rastin e golit. Por Shqipëria nuk krijoi asgjë dhe ne duhej ta mbyllnim ndeshjen, ishte kaq e thjeshtë”, tha lojtari islandez. /Sport Ekspres/