E diela ishte një ditë pushimi për skuadrën kuqezi, të cilët kryen stërvite ditën e shtunë dhe sot rifillojnë përgatitjet për ndeshjen e së mërkurës me Partizanin. Një përballje shumë delikate për kalimin në gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë. Flamurtari ka dy ditë kohë për të përgatitur ndeshjen e kthimit me Partizanin, ku shkon me avantazhin e fitores 1-0 në Vlorë, pra me fitore dhe pa pësuar gol në shtëpi.
Mesfushori Sidibe dhe mbrojtësi Bicaj janë gati për këtë ndeshje, ku do të mungojë Zhufo. Afrikani nuk luajti në kampionat për shkak kartonësh, ndërsa mbrojtësi lezhjan ka lënë pas dëmtimin. Të dy janë forca të freskëta për trajnerin Shpëtim Duro në ndeshjen e së mërkurës.