Nuk ka dalë në prononcimin e zakonshëm për shtyp trajneri i Teutës, Stavri Nica, i cili pas ndeshjes me Luftëtarin ështt shprehur se nuk ka çfarë bën më. Gazetari i “Supersport”, Erald Kodheli, ka raportuar dhe një fjali të timonierit të durrsakëve bë emisionin “Gol pas Goli”, duke nënkuptuar edhe mbylljen e aventurës së tij me Teutën.
“Nuk kam për çfarë të flas, pasi e kam mbyllur me këtë lloj futbolli”, ishte shprehur Nica. Largimin nuk e kanë konfirmuar drejtuesit, por mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë. Kujtojmë që dhe në fillim të sezonit Nica u largua vetëm pas pak javësh nga ekipi i Laçit.