Si të bllokosh Lukakun duke kursyer energji, Atalanta ngre në qiell Gjimshitin: Një mur me emrin Berat

Berat Gjimshiti ka zhvilluar një nga paraqitjet e tij më të mira të karrierës në sfidën kundër Interit. Lukaku ishte i padukshëm në fushë përgjatë të gjithë 90 minutave, duke mos kërcënuar asnjëherë portën. E gjitha kjo falë punës së Gjimshitit, i cili ka përdorur inteligjencën përpara lodhjes në detyrën e tij.

Sistemi i Avancuar i Inteligjencës Artificiale zbulon se mbrojtësi i Kombëtares kuqezi kishte një efiçencë teknike 97%. “Parashikon lëvizjet duke kursyer energji. Në Sansiro vrapon vetëm 9,3 km (në krahasim me një mesatare të skuadrës prej 11,7), nga të cilat 1,8 në intesitet të lartë (3 për skuadrën) duke u shkëputur 18 herë”, shkruahet në statistikat e Sistemit të Avancuar të Inteligjencës Artificiale.

Ndërkohë edhe Atalanta ka ngritur në qiell 28-vjeçarin, teksa me një postim në faqen zyrtare në “Twitter“ shkruan: “Një mur me emrin Berat. Një performancë madhështore nga Gjimshiti”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *