“Si shqiptar nuk më pritën mirë pas fitores me Greqinë”, Murati tregon miqësinë me Deshamp: Hamë dreka çdo javë

Edvin Murati ka qenë i ftuar në një intervistë me gazetaren Enxhi Biba në “Euromania” në “Neës 24”, ku ka folur për tepër rreth këtij Kampionati Europian, Kombëtares shqiptare dhe Francës ku ai tashmë jeton prej vitesh. Ish-futbollisti i Kombëtares tregon për miqësinë e tij me trajnerin e “gjelave”, Didier Deshamp, që sipas tij është i bindur për ta mbyllur Euro 2020 me trofeun në duart e tij. Kjo edhe për faktin se ndjen stolin ti lëkundet pas deklaratave të Zidan që ka shprehur dëshirën për të qenë në krye të pankinës trikolore.

Kthimi në Greqi pas fitores me helenët

“Nga 2004 që ishte Greqia kampione e Europës, nuk më pritën mirë. Si shqiptar s‘më pritën mirë, pasta e kuptuan që duhet të na prisnin mirë”.

Kombëtarja

“Duhet të grumbullosh lojtarët më të mirë. Trajneri nuk është trajner, por është një seleksionues dhe duhet të bëjë bashkë të gjithë lojtarët. Si puna e Francës. Golashënuesi më i mirë është Giraud, po ai nuk luan. T’i zgjedh grupin ku jep maksimumin”.

Emocionet e Europianit

U kualifikuam me fat në 2016. Tani Europiani nuk ka të njëjtin interes si më përpara. Më përpara mblidheshim shumë shokë dhe prisnim ndeshjen e radhës, tani nuk është e njëjta gjë, por gjithsesi futbolli është një gjë e mirë, për njerëzit, tifozët dhe nga ana politike gjithashtu, është shumë e mirë“.

Miqësia me Deshamp

“Me presidentin dhe Francën dhe Deshampin jemi shumë shokë, çdo javë hamë dreka, jam bashkë me ta. Ata komunikojnë shumë me njëri-tjetrin. Gjëja e rëndësishme është të formojë grupin. E rëndësishme është që ekipi të jap maksimumin për trajnerin.

Jeta ima është në Paris. Kur vij në Tiranë, takoj shokët e mi, nuk dua të futem në biznes me këto gjëra. Çdo gjë që bëj e bëj për të mirën e Kombëtares. Duhet futur fryma e mirë, ne nuk kemi as Mesin as Ronaldon. Po nuk patëm grupin e fortë, nuk mund të marrin maksimumin nga Kombëtarja. Duhet që lojtarët të luajnë 2-3 vite bashkë”.

Sekreti i Francës

Ne më përpara në Shqipëri kemi pasur klasat sportive dhe Franca ka të njëjtën gjë, akademitë e ekipeve, punojnë shumë mirë dhe nxjerrin lojtarë. Është shteti që nxjerr më shumë lojtarë ne Europë. Ne kemi çdo gjë në urgjencë, Franca të le të shprehesh. Në qoftë se një lojtar nuk është mirë nga ana teknike, shkon te muri dhe bën pasa, deri sa mësohet. Franca ka 4 ekipe bashkë”.

Kush mund t’i mposhtë “gjelat”?

“Francën mund ta thyejë vetëm Itali, që po luan si Franca e dikurshme, ndërsa Franca po kalkulon si Italia”.

Bisedat me Deshamp

“Është i bindur që do të fitojë Europianin, ka presionin e Zidanit, që do ta fitojë patjetër. Zidan pas largimit nga Reali ka shprehur dëshirën për të drejtuar Kombëtaren franceze”, ka deklaruar Edvin Murati./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *