Si Asir Asani dhe Demiri/ Gati t’i përgjigjet me po Shqipërisë, në Maqedoni ngrenë alarmin për Erdon Dacin

Mediat maqedonase kanë nisur të ngrenë alarmin për lojtarin Erdon Daci. Ky i fundit, i lindur në Tetovë por me origjinë shqiptare, është i hapur për të mirëpritur ftesën e Kombëtares së Shqipërisë. Aktualisht luan me Koniasporin në Turqi, ndërsa ka qenë pjesë e moshave të përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut.

Por në vendin fqinj raportojnë se sulmuesi është i gatshëm të veshë fanellën kuqezi, duke u bërë kështu edhe një rast i përsëritur. Kjo pasi edhe emra të tjerë kanë bërë një zgjedhje të tillë. Më i freskëti është Taulant Seferi, që arriti edhe të debutojë me Kombëtaren shqiptare. Ndërsa me po ftesës së Shqipërisë i janë përgjigjur edhe Jasir Asani dhe Besir Demiri, megjithëse ia kanë dalë të kenë minuta vetëm më moshat kuqezi./Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *