Shumë zhurmë për asgjë, “Arena Kombëtare” dhe mos zyrtarizimi i UEFA-s ndaj Francës

Në media sportive ka qarkulluar një lajm në orët e fundit se UEFA nuk e ka dhënë zyrtarizimin për zhvillimin e takimit mes Shqipërisë ndaj Francës në “Arenën Kombëtare”. Faktikisht në këtë rast është bërë shumë zhurmë për asgjë.

Sigurisht që kjo ishte mëse e pritshme dhe ka llogjikën e saj. Prej muajsh FSHF ka njoftuar se konfirmimi i UEFA-s do të vijë në ndeshjen inaguruese të “Arenës Kombëtare”. Bëhet fjalë pikërisht për përballjen mes Apolonisë dhe Vllaznisë për femra, atje ku do të thuhet edhe fjala e fundit duke e parë stadiumin delegatët e UEFA-s nga afër.

Por kjo fjalë do të jetë tërësisht formale, pasi përballja me francezët do të luhet pikërisht në kryeqytet. “Nëse shqiptarët shpërndajnë ftesat, atëherë ka gjithmonë dasmë”, do të shprehej presidenti i FSHF-së, Armand Duka, për të përmbyllur këtë histori. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online