Si çdo fillim ka dhe një fund. Kur flitet për fundin e një burimi oksigjeni padyshim që të vjen keq. Kështu duke nisur nga java tjetër Lazio nuk do të ketë në mbështetje tifogrupin e quajtur “Irriducibili”. Një grupin që ekzistonte dhe mbështeste pandalesë klubin lacial për 33 vite me rradhë. Një embelmë e vjetër por krenare për një Lazio që gjithmonë ka shpresuar për trofe.
E kjo ndodh pikërisht në vitin ku Lazio ka një dorë te titulli kampion. Lajmi bëhet i ditur nga vet grupimi i cili tregon edhe arsyet e shpërbërjes. Gjithçka lidhet me kohën por mbi të gjitha me vdekjen e ish-drejtuesit të tyre vitin e kaluar por edhe me arrestimet e shumta të anëtarëve të këtij grupimi. Në njoftimin e tyre tifogrupi shpreh pikëllimin e tyre duke besuar se brezi i ri do të jetë vazhdimsia e historisë së tyre.
“Si me të gjitha gjërat në jetë, ka një fillim dhe, në mënyrë të pashmangshme, një fund. Ka një kohë për gjithçka, kështu që perdja mbyllet herët a vonë edhe në ato histori fantastike, të lavdishme. Shumë gjak, shumë urdhra ndalimi, arrestime shumë. Pas 33 vjetësh, ne kemi vendosur të shpërndajmë grupin. Nga sot, do të ketë një agim të ri për Curva Nord. Për herë të parë, vetëm një banderolë do të jetë e pranishme në stenda, prapa së cilës do të mblidhen të gjithë mbështetësit e Lazios: Ultras Lazio.
Ne kemi të njëjtën dëshirë si kurrë më parë, të njëjtin entuziazëm dhe adrenalin. Një pjesë e historisë sonë është e mbyllur. Kështu që shumë prej nesh humbën lirinë tonë dhe madje edhe jetën tonë për atë flamur”- shkruhet në deklaratë./Sport Ekspres