Shulku dhe zgjedhjet e ardhshme në FSHF: Politika, jo pjesë e sportit!

Duke folur për kandidimin e deputetit Bashkim Fino si president i FSHF-së, sekretari i Federatës Shqiptare të Futbollit, Ilir Shulku: “Fino kandidat? Nuk besoj se politika duhet të bëhet pjesë e sportit… Nuk është korrekte që një politikan të hyjë në sport. Nuk ka gjë të keqe që Bashkim Fino të kandidojë, por siç e thashë, politika nuk duhet të hyjë në sport. Sa herë politika është futur në sport, ka bërë dëme. Nuk ka të keqe që të vijë Fino dhe ndonjë tjetër, por nuk është logjike nga politika”.

Shulku ka folur edhe për zgjedhjet e ardhshme për kreun e FSHF-së: “Unë kandidat? Jo, nuk do të ndodhë kurrë. Duka? Nuk e ka vendosur nëse do të kandidojë sërish në zgjedhjet e radhës për president të FSHF-së”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *