Shuhet përfundimisht pista belge, Muriqin e kërkojnë përsëri në La Liga

Muriqi ishte fare pranë transferimit në Belgjikë në radhët e Klub Bryzhit, por këta të fundit pretenduan për rezultate të dobëta tëtesteve fizike, e për rrjedhojë kërkuan të ndryshonin formulën e marrëveshjes. Lacio e refuzoi një mundësi të tillë, e madje vendosi të ngrinte çështje gjyqësore në FIFA në lidhje me këtë situatë. Pista belge është shuar përfundimisht për “piratin”, që me shumë mundësi do të rikthehet në La Liga.

Majorka nuk ka hequr dorë nga Muriqi dhe, sipas mediave italiane, po negocion me Igli Taren për të siguruar kartonin e sulmuesit nga Prizreni. Vlera që spanjollët ofrojnë është 9 milionë euro, më e ulët kjo se shifra që synon të arkëtojë Lacio. Majorka duket zgjedhja e duhur për Muriqin, i cili me fanellën e ishullorëve rilindi në gjysmën e dytë të sezonit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *