Humbja ndaj Kroacisë ka sjellë një reagim të furishëm të medieve argjentinase, por çuditërisht ylli i skuadrës Leo Mesi, i cili është një nga shënjestrat e preferuara të shtypit amerikano-jugor është lënë i qetë, pasi vëmendjen e ka marrë protagonisti i gafës së golit të parë, portieri Uilli Kabajero dhe sigurisht, trajneri Horge Sampaoli.
LA ARENA
“Argjentina bie tragjikisht ndaj Kroacisë, me një këmb jashtë Botërorit”
INFOBAE
“Argjentina humbje poshtëruese ndaj Kroacisë, eliminimi shumë pranë”
OLE
“Një nga një qesharake!”
LA VANGUARDIA
“Kroacia turpëron Argjentinën e Sampaolit dhe Kabajeros”
DIARIO POPULAR
“Argjentina tani në fije të perit”
LA NACION
“Kroacia na turpëron, Botërori në rrezik”
CLARIN
“Argjentina dhe një Botëror qesharak”
Sata 24 (KROATE)
“Gracias Kabajero, adios”