Java e 25 e Superiores do të pritet me një kërshëri të madhe, duke parë pikën se ku ka mbërritur elita e futbollit shqiptar. Me kuriozitetin më të madh do të shihet fytyra e re e Kukësit, ndërsa Orges Shehi do të debutojë ndaj Vllaznisë si trajneri më i ri.
Shkodranët nuk kanë ndërmend që të falin asgjë, pasi nuk janë në situata komode, por nga ana tjetër, verilindorëve nuk i lejohet asnjë hap i gabuar. Për të vazhduar më tej, është Partizani që rikthehet pas zhgënjimit në derbi dhe pritet që të bëj detyrën ndaj Teutës. Por edhe kjo sfidë nuk do të jetë aspak e lehtë, ndërsa durrsakët e shkarkuan së fundmi Shpëtim Duron nga një ekip pretendent për titull.
Tirana do të jetë në transfertë përballë Flamurtarit, ndërsa Skënderbeu gjen Luftëtarin në Korçë. Të gjitha këto takime bëjnë që kafja e pasdites të shtyhet për një tjetër orar, pasi nisin në orën 17:00. Ndërsa ndeshja e vetme e orës 14:00 do të jetë ajo mes Laçit dhe Bylisit. /Sport Ekspres/