Shtrihu! Skena qesharake e Walker si portier dhe Mendy i mëson hilet, Guardiola: Kishim frikë!

Një situatë tërësisht e pazakontë ishte ajo mes Atalantës dhe Manchester City-t, që erdhi në minutat e fundit. Ederson ishte dëmtuar dhe la fushën në pushimin mes pjesëve, ndërsa Bravo doli me të kuq në minutën e 81.

Në këtë moment, Guardiola nuk kishte një zgjidhje tjetër dhe aktivizoi mbrojtësin Walker nga stoli si portier. Sigurisht që te ky i fundit kishte shumë për të mësuar në detyrën e re. Madje një skenë qesharake do të vinte në minutat shtesë.

Frika e madhe ekzistonte te anglezët, ndërsa Mendy duhej t’i mësonte edhe “hilet” e portierit Walker. Kështu, duke i thënë saktësisht që të shtrihej për të fituar kohën. Ndërkohë edhe Guardiola e ka pranuar frikën që ekzistonte: “Frika erdhi pas kartonit të kuq të Bravo-s. Kishim shumë sulmues jashtë dhe frika ekziston për më të keqen. Por ai karton i kuq që ne morrëm ishte i qartë dhe nuk ka vend për diskutim. Unë e noh Atalantën dhe e di sesa agresiv janë. E menaxhuam mirë situatën dhe kemi lejuar vetëm një goditje në portë me Ëalkerin në këtë pozitë”, ka thënë Guardiola. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online