Elseid Hysaj do ta mbyll aventurën e tij me Napolin, pasi menaxheri i tij Xhuifredi ka njoftuar për ndarjen e rrugëve në fundin e këtij sezoni.
Por ku do të shkojë mbrojtësi shkodran? Benfika, Lioni dhe Marseja janë ekipet e para që kanë shprehur interesimin për Hysajn, duke kërkuar afrimin e tij me parametra zero.
Kësaj liste i bashkohet edhe Sevilja, ekipi që po merr formë në La Liga dhe që ka arritur 7 fitore radhazi, duke siguruar deri tani pjesëmarrjen në Champions League. Kjo skuadër është përforcuar në organikë dhe në krahët e sulmit fluturon me Suson, që në janar iu bashkua edhe Gomezi i Atalantës. /Sport Ekspres/