Shtohet interesimi për Taulant Seferin, sulmuesin e kërkon klubi i njohur në Azerbajxhan

Taulant Seferi është elementi më me vlerë i “Abissnet Superiore”-s. Sulmuesi shqiptar dha një kontribut të çmuar për Tiranën, pasi me 19 golat dhe 10 asistet e dhënë ishte thelbësor në fitimin e titullit kampion. Sigurisht që ofertat për të nuk mungojnë. Pas pistës polake, tashmë gara është shtuar edhe me interesin nga Azerbajxhani.

Në media raportohet se klubi i njohur azer, Gabala, kërkon shërbimet e Taulant Seferit. Presidenti Halili vendosi një çmim mjaft të lartë prej 1.5 milionë eurosh për kartonin e sulmuesit, por në Azerbajxhan ana financiare nuk përbën aspak problem./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *