Manchester United mposhti pastër me shifrat 2-0 rivalët e përjetshëm të Manchester Cityt, duke dalë triumfues në derbin mes tyre. Sezoni jo i mirë nuk i ka ndalur “djajtë e kuq” ditën e djeshme dhe derbi duket se solli një tjetër motivim për klubin anglez.
Blerja më e re e United, Bruno Fernandez, e ka marrë menjëherë rolin e liderit. Këtë e tregoi si me asistin e mrekullueshëm në golin e parë ashtu edhe në episodin me trajnerin kundërshtar, Pep Guardiola. Të dy kanë shkëmbyer disa fjalë me njëri-tjetrin gjatë ndeshjes, ndërsa portugezi në fund ia ka bërë me shenjë që të mbyllë gojën dhe të heshtë. Një gjest ky që nuk u ka shpëtuar kamerave dhe tifozëve, ndërsa këta të fundit që janë të mendimit se Fernandez është kthyer që tani në legjendë të Manchester United./Sport Ekspres/
Bruno telling Pep to “ssssh”
Man is already a club legend
— Aidan Walsh ? (@AidanWalshMUFC) March 8, 2020