Thomas Strakosha është duke kaluar një moment fantastik në Greqi. Portieri shqiptar është gjithmonë protagonist me pritjet e tij dhe në ndeshjet e fundit ka marrë gjithmonë vlerësime të larta.
Aktualisht AEK-u ndodhet në vendin e dytë të tabelës në renditje, vetëm një pikë larg Olimpiakosit kryesues. Pra AEK është shumë afër titullit kampion dhe këtu një meritë të madhe ka Strakosha. Greqia në duart e Thomas Strakoshës, ky do të ishte përshkrimi ideal për këtë rast. /Sport Ekspres/