“Shqiptarët u zemëruan pas pushimit”, lojtari çek nuk e kupton kartonin e kuq nga arbitri: Chytil-i gjuajti me shpatull

David Juraseku ka folur për mediat pas humbjes 3-0 në “Air Albania”. Mbrojtësi çek e vlerëson si të pakuptimtë kartonin e dytë të verdhë për Chytil-in, i cili e dërgoi topin me dorë në portë. Juraseku ka pranuar se Shqipëria bëri më mirë se ata dhe tashmë ekipit i mbetet të rregullojë gabimet në ndeshjet e ardhshme.

“Mojma (Chytil) tha se luajti me shpatull, arbitri e vlerësoi si dorë. Ai gjithashtu dha një karton të verdhë të pakuptimtë për mendimin tim. Por kjo mund të ndodhë në futboll.  Sigurisht që nuk u pajtuam me të. Ajo që ishte në dhomën e zhveshjes do të mbetet atje. Por ne dolëm në fushë në pjesën e dytë me synimin për ta kthyer atë.

Duhej ta hapnim më shumë (lojën), sepse nuk donim të humbnim 1:0. Fatkeqësisht, kundërshtari u zemërua nga pushimi. Ata e bënë më mirë se ne. Ne do të përpiqemi ta rregullojmë në ndeshjet e ardhshme”, ka deklaruar David Juraseku./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *