Ndoshta nuk do të ndryshojë asgjë në planet e UEFA-s, që zor se preket në të tilla raste, por ajo që ka ndodhur në Korçë sot është për t’u përgëzuar e duartrokitur.
Mijëra korçare kanë dalë sot në një tubim të organizuar, në mbështetje të Skënderbeut, që rrezikon të përjashtohet për 10 vjet nga kupat e Europës, sepse UEFA dyshon se është përfshirë në trukime ndeshjesh brenda e jashtë Shqipërisë.
Përtej debatit a ka të drejtë UEFA apo jo, ajo që të bën përshtypje dhe duhet të gëzojë gjithë shqiptarët është se me ne fund ne Shqipëri populli nuk del në shesh vetëm kur u lëshojnë piskamën politikanët, që prej dekadash tallen me një popull te varfër në xhepa e fatkeqësisht të prapambetur në mendje.