Shqiptarët i gjenden njëri-tjetrit! Kaloi nga Ballkani te Legia Varshavë, Zyba: Rri gjithë kohën me Celhakën, më ndihmoi shumë edhe Ernest Muci

Qendrim Zyba bëri një kalim me shumë jehonë në merkaton e dimrit. Futbollisti u largua nga Ballkani dhe firmosi për Legian e Varshavës. Në një intervistë për “Radio Dukagjini”, Zyba ka treguar më shumë detaje për mënyrën sesi është përshtatur te gjigandët e Polonisë. “Ditën e parë që shkova te Legia, ekipi ka pasur ndeshje. Kur shkova atje, më pritën me një video ku ishin të gjitha golat dhe asistet te Ballkanit.

Më pas më uruan datëlindjen dhe i gjithë ekipi nisi të këndojë në gjuhën polake për mua. Ajo ka qenë dita më e mirë e jetës sime. Trajneri është shumë i mirë, i komunikueshëm. Por duhet kohë që të përshtatesh. Ernest Muci dhe Celhaka më ndihmuan më shumë, ishin të afërt me mua dhe më ndihmuan për të gjitha gjërat që kisha nevojë. Gjithë kohën e kaloj me Celhakën tani”, tha Zyba. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *