“Shqipja, gjuhë e njerëzve krenarë”, presidenti i Dinamos zotohet për besnikëri: Keni fjalën time, nuk ju braktis kurrë

Zhvillime të befasishme ndodhën në pankinën e Dinamos. Largimi i Françesko Morieros dhe Fabricio Mikolit nga drejtimi i bluve të kryeqytetit erdhi si një rrufe në qiell të hapur, teksa askush nuk e priste që diçka e tillë të ndodhte në kaq pak kohë. Presidenti Marko Pontrelli ka shkruar një letër, që e ka ndarë me të gjithë tifozët dinamovit në faqen zyrtare të klubit në “Facebook”.

Kreu i nëndetëses blu zotohet përpara të gjithëve se nuk do të ndjekë shembullin e bashkëkombasve të tij, por do të qendorojë te Dinamo deri në momentin kur këta të fundit të kthehen përsëri në majat e futbollit shqiptar.

“Zonja dhe zotërinj, të nderuar tifozë, unë kam vetëm një keqardhje të madhe, që nuk mund të shpreh mendimet e mia, ndjenjat dhe dëshirat e mia në gjuhën shqipe. Gjuhë e njerëzve krenarë, direkt, reale si gjithe populli.  Kjo do të jetë aventurë e mrekullueshme futbolli.

Kam derdhur energji, besova, u gëzova, vuajta si secili prej jush. Mbërrita në këtë tokë madhështore me vetëdijen se përkushtimi, sakrifica dhe pasioni shpërblehen dhe njihen. Ndihem si lideri juaj i futbollit, personi im dhe fytyra ime do të jenë gjithmonë përpara çdo komponenti të Dinamos tonë për ta mbrojtur dhe për t’u kujdesur.

Ju keni fjalen time, fjalen e një njeriu që nuk do ta braktisë kurrë projektin derisa të ketë arritur maksimumin e mundshëm. Futbollistët janë për mua si fëmijët, tifozët vëllezër, çdo pikë energjie që do të hidhet do të jetë vetëm në funksion të përmirësimit të ekipit”, shkruan Marko Pontreli./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *