Shqipëria U-21 luan sot ndeshjen e dytë miqësore ndaj Luksemburgut në “Stade Georges Wohlfart”

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Kombëtarja U-21 do të luajë sot ndeshjen e dytë miqësore ndaj Luksemburgut në transfertë.

Skuadra nën drejtimin e trajnerit Alban Bushi, mbylli përgatitjet në stadiumin, ku do të luhet ndeshja, në “Stade Georges Wohlfart”.

Të gjithë lojtarët janë në gjendje të mirë dhe do të jenë në dispozicion të teknikun kuqezi për këtë sfidë.

Takimi Luksemburg U-21 – Shqipëri U-21 do të luhet sot në “Stade Georges Wohlfart”, duke nisur nga ora 18:30.