Shqipëria U-20, dy miqësore në Turqi

Skuadra kombëtare U-20, e cila është në fokusin dhe drejtimin e trajnerit të ekipit kombëtar U-21, Alban Bushi do të zhvillojë dy ndeshje miqësore në Antalia (Turqi), më përfaqësuesen U-20 të Azerbajxhanit, përkatësisht në datat 21 dhe 26 janar. Sipas programit të Sektorit të Ekipeve Kombëtare, këto dy takime do të luhen, njëra në datë 21 dhe pesë ditë më vonë sfida e dytë në orën 18.00 (ora lokale). Për këtë grumbullim dhe për këto dy ndeshje trajneri i kësaj skuadre Alban Bushi ka grumbulluar futbollistë të datëlindjes 1997, 1998 dhe 1999, brenda dhe jashtë vendit.

Në listë bien në sy emra të njohur, si Maloku, Tafa, Domgjoni, Gripshi, e të tjerë, por ka edhe emra më pak të përmendur nëtë shkuarën, si mesfushori Glejdis Ndraxhi, i cili aktivizohet në Gjermani, apo Kevin Çela në Greqi.

LISTA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *