Gaspër Marku
Kombëtarja shqiptare e futbollit, mosha U-19 e drejtuar nga trajneri Erjon Bogdani ka fituar edhe ndeshjen e dytë miqësore ndaj përfaqësueses së Kosovës U-19, me rezultatin 2-1. Kjo përballje u zhvillua në kuadrin e dy ndeshjeve miqësore të planifikuara nga sektori i ekipeve kombëtare në FSHF.
Shqipëria ka gjetur golin e avantazhit në minutën e 39-të me anë të sulmuesit Patrik Pasha dhe me këtë rezultat është mbyllur pjesa e parë. Pasha ka qenë protagonist në këto dy miqësore, pasi ka shënuar në të dyja ndeshjet. Në pjesën e dytë ka barazuar Kosova U-19 me anë të Limanit në minutën e 65-të. Ekipi ynë përfaqësues ka gjetur golin e fitores në minutën e 80-të me anë të Nezhës.
Kujtojmë para dy ditësh Shqipëria U-19 fitoi po me të njëjtin rezultat, miqësoren e zhvilluar në stadiumin “Elbasan Arena”. Kombëtarja shqiptare e futbollit, mosha U-19 e drejtuar nga trajneri Erjon Bogdani ka fituar edhe ndeshjen e parë miqësore që luajti ndaj përfaqësueses së Kosovës U-19, me rezultatin 2-1 në “Elbasan Arena”.
Shqipëri-Kosovë 2-1
Shënues: Pasha 39?, Nezha 80’(p) / Limani 55’
Shqipëria: Alia (Shala 46’), Dragoshi (Cara 57’), Isufi, Kalaj, Rama, Doda, Pëllumbi, Oshafi (Nezha 33’), Çelhaka, Gavazaj (Karica 75’), Pasha (Muçi 75’). Trajner: Erjon Bogdani.
Kosova: Gashi, Maloku, Celina, Krasniqi, Ademi, Sakiraqa (Hyseni 58’, Demolli, Kadriu (Reka 58’), Zhdrella (Memaj 46’), Limani, Tolaj (Rugova 19’) (Kavkazi 58’). Trajner: Ramiz Krasniqi.
Kartonë të verdhë: Nezha 81’, Rama 83’, Çelhaka 86’ / Memaj 63’, Demolli 92’