Shqipëria në prag të kualifikueseve të Botërorit! Dy sulmuesit që po shkëlqejnë dhe po përgatiten nga duart e “kuzhinierëve” më të mirë

Dy prej futbollistëve shqiptarë që kanë vëmendjen aktuale në Europë janë Rey Manaj dhe Armando Broja. I pari i ka tejkaluar të gjitha pritshmëritë duke treguar qartë se nuk është vetëm për ekipe modeste dhe të vogla, por arrin që të shndërrohet edhe ylli i Barcelonës së madhe, qoftë edhe për një mbrëmje të vetme.

Tre gola u realizuan në miqësoren e fundit duke lënë të shtangur Koeman dhe presidentin Laporta. Kështu Rei Manaj i krijoi mundësinë vetes për t’u thirrur sërish në miqësoren e sotme ndaj Gironas. Nga krahu tjetër më pak nuk po bën as Armando Broja. Vetëm 19-vjeç dhe me të ardhmen e ndritur përpara, sulmuesi arriti që të bind Tuchel për ta provuar në ekipin e parë dhe për të mos e dërguar sërish në huazim.

Vetëm 45 minuta loje i mjaftuan kundër Peterbourg që Broja të shënonte dhe jepte asist me Chelsea-n. Ndërkohë edhe në stërvitje po arrin që të bëjë diferencën me shokët e skuadrës. Këto sinjale janë pozitive edhe për Shqipërinë në prag të kualifikueseve të Botërorit, me lojtarë që po shkëlqejnë dhe po stërviten nga duart e “kuzhinierëve” më të mirë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *