Shqipëria ka objektiv 7 pikë në 3 ndeshje, Nevil Dede: Po ne kështu dalim në vend të parë

Ndeshja ndaj Andorrës është mjaft e rëndësishme pasi kuqezinjtë do të kërkojnë me patjetër tri pikët, për të nisur mbarë rrugëtimin drej kualifikimit historik në Botërorin 2022. Përballja e fundit ndaj kësaj përfaqësuese u mbyll me rezultatin 2-2 në “Air Albania”. Dy ndeshjet e ardhshme janë ndaj Anglisë dhe San Marinos, ku pikas sfida ndaj ishullorëve britanikë, të cilët janë dhe skuadra më e fortë e grupit.

Ish-trajneri i Tiranës, Nevil Dede ishte i ftuar ne emisionin “Skaner” ku foli për tre ndeshjet e Kombëtares se Shqipërisë. Teksa i tregohet objektivi i Kombëtares për të dalë me 7 pikë nga ndeshjet e marsit, Dede i shikon kuqezinjtë në vendin e parë.

“Ka objektiv Shqipëria që të marrë 7 pikë në këto 3 ndeshjet e para? Por nëse e ka këtë objektiv, atëherë ne jemi për vendin e parë. Unë kështu e shoh, nëse marrim 7 pikë tani do të jemi deri në fund duke luftuar për vendin e parë. Nëse ti arrin të ndalësh Anglinë, kjo do të thotë se do të mundësh Poloninë dhe Hungarinë”- u shpreh Nevil Dede. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *