Kulmi i karrierës për Peter Olainkën do të vinte pikërisht në vitin që kemi lënë pas, atje ku do të spikaste në përballjet e “Champions League” ndaj Interit dhe Barcelonës. Dëshira e madhe e këtij sulmuesi ishte për t’iu bashkuar Shqipërisë sa i përket Kombëtares.
Megjithatë dëshira ishte e parealizueshme dhe për këtë arsye iu bashkua Nigerisë. Tashmë në këtë përfaqësim, Olainka dëshiron që të jetë pjesë e Botërorit në Katar të vitit 2022. Shanset janë që të ndodhë një gjë e tillë, të paktën duke parë bindjen e këtij sulmuesi që do të pushtojë edhe njëherë skenën e futbollit, por këtë herë të lërë gjurmë në atë botëror.
“Duhet të jemi në Kupën e Botës në Katar. Seria e kualifikimeve do të jetë shumë e vështirë, por unë e kam siguri se Nigeria do të jetë në Botëror të vitit 2022 pasi kemi një ekip dhe trajner që i njeh lojtarët për të marrë rezultatin që dëshirojmë”, tha Olainka. /Sport Ekspres/