Shqipëria ka arritur me sukses objektivin e saj për të mbyllur kualifikueset e Kupës së Botës në vendin e tretë në grup. Plot 18 pikë të grumbulluara për kuqezinjtë në këtë fushatë, si asnjëherë tjetër në histori. Maksimumi i mëparshëm ishte në kuotën e 13 pikëve nën drejtimin e Brigelit dhe më pas të De Biazit.
18 pikë nuk ishin të mjaftueshme për të siguruar një vend në “play off”, pavarësisht se shumë Kombëtare të vendeve të dyta numërojnë më pak pikë se kuqezinjtë. Duke nisur që nga Portugalia, Suedia, Italia, apo Maqedonia e Veriut të gjitha nuk e kapin shifrën e 18 pikëve. E njëjta gjë vlen edhe në grupet E dhe D, ku pavarësisht rezultatit të ndeshjes së radhës përsëri numri i pikëve nuk shkon njësoj me atë të Shqipërisë.
Megjithatë vlen të theksohet se shumica e këtyre gupeve përbëhen nga vetëm 5 Kombëtare në të e jo nga 6 si në rastin e ekipit tonë kombëtar. Sa u përket vendeve të treta, Shqipëria ka grumbulluar më shumë se kushdo tjetër, me vetëm Norvegjikë që zotëron po aq pikë sa skuadra e udhëhequr nga Edi Reja, por me një ndeshje më pak të zhvilluar./Sport Ekspres/