Nuk është ndonjë surprizë e madhe: Shqipëria ka humbur vende në renditjen botërore publikuar nga FIFA ditën e sotme. Surpriza është që kemi zbritur pak, vetëm 2 vende, duke qenë tashmë në vendin e 58-të. Megjithatë, se shpejti do të zbresim ndjeshëm, sepse ecuria në vitin e fundit ka qenë shumë negative.
Ndërkaq, Kosova ngjitet ashtu si pritej, sepse tashmë është në vendin e 141-të në botë, 11 vende më lart se muajin e shkuar. Nëse në shtator vjen ndonjë fitore në Nations League, me siguri ngjitja do të jetë edhe më e madhe.
Në krye nuk ndryshon asgjë, me Gjermani, Brazil e Belgjikë në vendet e para, por Spanja ka zbritur në vendin e dhjetë.