“Shqipëria frikë nga Lewandowski? Luan me Poloninë, jo me Barcelonën”! Altin Lala tregon të ardhmen e Milot Rashicës dhe sheh potencial te lojtari i Tiranës

Altin Lala ka besim se Shqipëria do të shkojë larg me trajnerin Silvinjo. Legjenda e Kombëtares ka ndjesinë se kuqezinjtë mund të shkruajnë faqe të historisë së tyre me brazilianin në krye. I ftuar në emisionin “Sport Magazine” që transmetohet në “Ora Neës” dhe moderohet nga Drilon Xhepollari, Altin Lala dha mendimet e tij para ndeshjes me Poloninë.

“Jam shumë kureshtar sesi Shqipëria do ta nisi këtë edicion. Pritshmëria është e lartë, nga stafi dhe nga tifozët. Të gjithë presim diçka ndryshe, kam shpresë se Silvinjo po e ndryshon Shqipërinë.  Nuk e di pse e kam besimin se Silvinjo do të arrijë diçka.

Në kohën time kur isha te Kombëtarja të gjithë flisnim shqip, pasi të paktët ishin ata që vinin nga jashtë. Disiplina dhe grupi është çelësi i suksesit, kështu arritëm në Europian edhe me De Biazin. Kush ka mungesë në gjuhën shqipe, duhet ta përmirësojë, nuk negociohet. Kush nuk e di mirë gjuhën shqipe, ta përmirësojë kur të vijë te Kombëtarja, të bëj ndonjë kurs te Federata se aty kushtet janë fantastike.

Kushtet dhe mundësitë janë shumë të mira. Në futboll është shumë e rëndësishme psikologjia. Unë Silvinjon e mbaj mend si lojtar, ka qenë lojtar skuadre. Te Shqipëria kjo duhet të jetë kryesorja dhe mbi të gjitha. Unë kam ndjenjën time, ndiej se ky është trajneri i duhur për Shqipërinë. Nga informacionet që unë kam, Silvinjo ka arritur në tematikat dhe problemet e lojtarëve në një kohë fare të shkurtër”, tha Altin Lala.

Ndërkohë legjenda e Kombëtares tregoi më tepër për të ardhmen e Milot Rashicës dhe lojtarit të Tiranës, Qefalija, që janë pjesë e agjensisë së tij të menaxhimit.

“Milot Rashica? Dëshira është që të qëndrojë te Galatasaray, por ka kontratë te Norëich. Do ta shohim në vazhdimësi, futbolli është i shpejt, ka shumë zhvillime dhe pastaj të shpresojmë për më të mirën. Nëse del kampion mund të qëndrojë te Galatasaray apo të shoh ndonjë ekip tjetër, por dëshira e tij është që të qëndrojë në Turqi. Kemi në menaxhim Qefalijan që është talent dhe lojtar shumë i mirë, ka të ardhme përpara, megjithëse nuk është rikuperuar ende mirë nga dëmtimi. Premton për të ardhmen.

Parashikim për Poloni-Shqipëri? Duhet të shohim ndeshjen e fundit që kemi luajtur dhe të bëjmë të njëjtën zgjidhje. Kur erdhën polakët në Shqipëri, Leëandoëski nuk pati thuajse asnjë shans t’i afrohej portës. Trajneri besoj se e ka parë atë ndeshje, një ose dy lojtarë duhet ta markojnë. Por Leëandoëski nuk po luan me Barcelonën, por me Poloninë. Ne mund ta fitonim atë ndeshje në Shqipëri, them se Leëandoëski është i markueshëm”, përfundoi Lala. /Sport Ekspres/

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *