“Shqipëria është rival shumë i fortë”! Trajneri i Izraelit i kthehet Rejës “dhëmbë për dhëmbë”: Agresiv edhe ne si ata, luajmë futboll sulmues

Shqipëria do të përballet në ndeshjen e nesërme kundër Izraelit. Para këtij takimi, në ditën e sotme ishte në konferencën për shtyp edhe trajneri kundërshtar, Alon Hazan. Ky i fundit u shpreh se ekipi i tij do të luajë futboll sulmues, pavarësisht se i mjafton edhe barazimi për të qënë në pozita komode.

“Nuk kam asnjë dyshim se Shqipëria do të jetë rival shumë i fortë, pavarësisht mungesave që ka. Unë jam shumë krenar që të gjitha biletat janë shitur në stadium. Kam besim të plotë te lojtarët e mi, kushdo që do të luajë nesër do të na dërgojë te fitorja. Lojtarët mund të zëvendësohen, tifozët jo.

Nuk ndryshojmë qasje dhe mënyrë loje, do të jemi për futboll sulmues. Agresviteti i Shqipërisë nuk na tremb, sepse edhe ne mund të luajmë në mënyrë agresive. Nuk ndryshojmë për asnjë kundërshtar. Shqipëria e di që do të takojë një ekip me shumë ambicie, teknik dhe që dëshiron të ec përpara. Kemi lojtarë të shpejtë dhe teknikë, duam të arrijmë në portën kundërshtare”, tha trajneri i Izraelit. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *