Nuk është vetëm ekipi A i Shqipërisë ai që po korr sukses. Në hapat e kuqezinjve të mëdhenj po ecin edhe 21-vjeçarët. Ekipi u udhëhequr nga Alban Bushi ka marrë sot fitoren e tretë në grup nga katër ndeshje të zhvilluara gjithsej. Shqipëria U21 ka mposhtur Malin e Zi U21 me rezulatin 2-1 né stadiumin e Egnatias.
Ndeshja u zhbllokua në minutën e 27 nga Medon Berisha. Kapiteni i kuqezinjve të vegjël u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, duke fituar duelin me portierin kundërshtar. Ndërkohë goli i dytë u shënua në minutën e 73-të dhe mban autorësinë e talentit Shpendi. Shqipëria shkon kështu në kuotën e 9 pikëve dhe prin grupin E me tre pikë më tepër se Zvicra./Halit Delibashi-Sport Ekspres/