Shqipëria e sheh si alternativë për portën, gardianin shqiptar e kërkojnë tre gjigantët e Premier League-s

Tre gjigantët e Premier League-s po shqyrtojnë mundësinë për të marrë në organikën e tyre Diant Ramajn. Portieri shqiptar po kalon një sezon të mirë te Ajax-i dhe hapi i madh në karrierë duket të jetë pranë.

“BILD”-i raporton se Manchester United-i, Chelsea dhe Arsenali kërkojnë shërbimet e 22-vjeçarit. Ky i fundit ka zhvilluar 26 paraqitje me Ajax-in këtë sezon, ku ka mbajtur rrjetën të paprekur në 4 ndeshje dhe ka pësuar 42 gola. Ramaj është një alternativë e mundshme për portën edhe për Kombëtaren shqiptare, por vetë lojtari ka përparësi Gjermaninë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *