“Shqipëria e ka fuqinë kur luan jashtë Tiranës”, gazetari në Poloni: Ernest Muçi do të luante prapa Lewandowski-t

Shqipëria do të përballet kundër Polonisë në 26 mars. Një ndeshje e vlefshme për Play Off të Botërorit, ndërsa në emisionin Mega Sport ishte gazetari polak Adrian Olek, i Weszlo. Ai ka dhënë mendimin e tij sa i përket këtij takimi, ndërsa shprehet se nëse Ernest Muci do të ishte polak, mund të gjendej në 11-shen titullare të Polonisë.

“Po është një atmosferë e përzierë këtu, shumë njerëz mendojnë se Shqipëria nuk është ekip i fortë, por unë personalisht mendoj se Shqipëria është e fort. E dimë vështirësinë disi, por Polonia nuk e ka humbur pjesëmarrjen në një kompeticion të tillë prej disa kohësh dhe prandaj ka optimizëm.

Nuk do të ketë probleme në stadium mes tifozëve pasi tifozët ultras nuk janë në stadium kundër Shqipërisë, janë në protestë me Federatën tonë. E dimë se ju në Shqipëri e keni pikë të fortë tifozerinë, por fuqia e vërtetë e Shqipëria është jashtë fushe, aty ka një ndjenjë bashkimi mes lojtarëve dhe konkurroni shumë më fort. Nëse Ernest Muci do të ishte polak? Ndoshta do të luante, mund të luante prapa Leëandoëskit”, tha Olek. /Sport Ekspres/