Shqipëria U-19 i ka mbyllur turpshëm ndeshjet kualifikuese, duke u thyer keqas 7-1 nga Norvegjia në ndeshjen e tretë në grup.
U mundëm në dy ndeshjet e para, por duke luajtur mirë, ndërsa fitorja me 3 gola diferencë mund të na kualifikonte.
E nisëm mirë, shënuam të parët dhe u zgjuan shpresat, por ishte flakë kashte, sepse më pas nisi furtuna skandinave, me 4 gola që në pjesn e parë.
Shpërfytyrim, e pafalshme për një skuadër me shumë talente, por duket qartë që duhet shumë punë për të arritur nivelin e synuar.