Sulmuesi i Shqipërisë U-19 dhe i Milanit, Ismet Sinani, ka vendosur të luajë për Kosovën në të ardhmen. Lajmi është bërë publik nga televizioni kosovar KTV, që raporton se Sinani i ka thënë “po” Kosovës dhe ka marrë ftesën për të qenë pjesë e ekipit U-19
Historia e Sinanit është e njohur në Shqipëri, sepse para pak kohësh u bë shumë zhurmë për lënien e tij jashtë kombëtares dhe trajneri Erjon Bogdani u justifikua me faktin që kishte lojtarë të tjerë më në formë dhe që luanin rregullisht.
Për koincidencë, pas deklaratave të Bogdanit Sinani nisi të bëhej titullar fiks te Milani dhe ka shënuar gola të rëndësishëm.
Vetëm talenti shqiptar nuk e ka fshehur zhgënjimin për lënien jashtë nga Bogdani dhe tashmë vendos të shkojë te Kosova.