Le të fajësojmë Zvicrën, është më e lehtë kështu, apo jo? Shqipëria mund të mos e luajë fare miqësoren kundër Ukrainës më 3 qershor, sepse nuk gjejmë dot stadium normal!
Ne Zvicër nuk luhet se Zvicra nuk na jep leje, edhe pse na hapi dyert për ndeshjen kundër Kosovës.
Shkojmë në Francë, sigurohet stadiumi në Evian, por duket se është stadium mediokër.
Trajneri i Ukrainës, Andrij Shevchenko, ka deklaruar ditën e djeshme se se bashku me Kristian Panuçin ka kërkuar që miqësorja të anulohet, për shkak të kushteve aspak të mira të stadiumit dhe fushës.
Estradë, a thua se përballen dy lagje, ndërkohë që Federata Shqiptare e Futbollit jo vetëm që nuk jep asnjë sqarim me ndonjë komunikatë zyrtare për mediat, por as orarin e ndeshjes nuk e ka publikuar ndonjëherë, ashtu si nuk ka publikuar ndonjë informacion për biletat, a thua se Shqipëria e ka mendjen vetëm te miqësorja ndaj Kosovës dhe shqiptarët nëpër Europë nuk duan ta shohin miqësoren ndaj Ukrainës.
Fajin, zyrtarisht, e paska agjenti apo kompania që organizon miqësoren. Në dorë të agjentit, urojmë te na gjejë ndonjë stadium në Spanjë a Portugali, çfarë janë pak orë udhëtim më shumë. Edhe po nuk u luajt, nuk humbasim gjë, menaxherët i humbasin paratë.