“Shpresoj që një ditë të luajmë bashkë në qiell”, Pele hidhërohet nga ndarja nga jeta e Maradonas

Pele apo Maradona ka qenë debati kryesor për dekada më radhë. Këta dy legjenda lanë gjurmë në futbollin ndërkombëtar dhe do të përmenden nga brezat e ardhshëm. Ditën e sotme mediat publikuan një lajm të trishtë, teksa Diego Armando Maradona u nda përfundimisht nga jeta si pasojë e arrestit kardiak.

Ky lajm e ka tronditur legjendën braziliane, Pele i cili mes dhimbjesh publikoi një postim në Instagram dhe duke iu drejtuar Diegos të cilit i thotë se një ditë do të bashkohet me të dhe do të luajnë së bashku. “Humbas një mik, ndërsa bota humbet një legjendë. Shpresoj që një ditë të luajmë bashkë në qiell”, shkruan Pele në Instagram./Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *