Shpresat e Alban Bushit e mbyllin me humbje, mposhten nga ekipi i Kategorisë Superiore

Kombëtarja shqiptare e 21 vje?arëve ka luajtur ditën e sotme, e cila ishte edhe dita e fundit e grumbullimit 10 ditor që zhvilloi trajneri Alban Bushi, një ndeshje miqësore me Bylisin. Ky grumbullim u realizua për të parë gjendjen e skuadrës përpara startit të fushatës kualifikuese të Europianit 2023, ku Shqipëria do të luajë ndeshjen e parë më 4 qershor ndaj Andorrës në transfertë.

Ndeshja e luajtur në “Elbasan Arena”, përfundoi me rezultatin 1-0 në disfavor të kuqezinjve. Në këtë ndeshje u aktivizuan të gjithë lojtarët e thirrur në grumbullim, duke pasur mundësi të shikojë në detaje cilësitë e gjithësecilit prej tyre.

Ndeshja filloi menjëherë me gol, pasi në minutën e 4-t, Bylisi kaloi në avantazh falë një penalltie të fituar nga sulmuesi Amos. Kuqezinjtë reagojnë dhe kanë ata kontrollin e lojës, duke ushtruar presion të vazhdueshëm në gjysmëfushën e ballshiotëve. Në minutën e 24-të skuadra e Alban Bushit fiton një penallti e cila goditet nga Ernest Mu?i, por pa arritur të shënojë. Pavarsisht insistimit të kuqezinjtë pjesa e parë përfundon me rezultatin 1-0 për Bylisin. Në fraksionin e dytë të lojës, djemtë kuqezinj vazhduan lojën sulmuese por pa arritur të shënojnë, me ndeshjen që u mbyll me atë gol të shënuar në minutën e katërt.

Shqipëria U-21 e nisi lojën me këtë formacion: Anxhelo Tafa; Redon Dragoshi, Amet Kor?a, Altin Byty?i, Marsel Ismajlgeci, Kristjan Asllani, Lundrim Hetemi, Bernard Karrica, Erdis Kraja, Diar Nikqi dhe Ernest Mu?i.

Trajneri Alban Bushi e shfrytëzoi këtë ndeshje në ditën e fundit të grumbullimit për të parë të gjithë elementët që në miqësoren me Tiranën nuk patën shumë minuta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *