Një kaos i madh ishte në Kolumbi, atje ku kishte trazira dhe protesta masive kundër politikave ekonomike që vendosi presidenti Ivan Duque. Por Federer kishte planifikuar një tur dhe ishte radha që të luhej në Bogota.
Pavarësisht se gjithçka ishte vendosur, ndeshja duhej të shtyhej për arsye të sigurisë. Në një dokumentar të ESPN me titullin “Roger Federer”, shihet tenisti i njohur që shpërthen në lot pas shtyrjes së ndeshjes. “Kam pasur një kolaps të vogël emocional. Nuk do të ishte ajo festa e ëndërruar dhe gjithçka po prishej. Kisha luhatje të madhe të emocioneve”, shprehet Federer. Ndërkohë përballja është shtyrë për datën 24 mars, atje ku pritet që të zhvillohet ndeshja në Bogota. /Sport Ekspres/
El llanto de Roger Federer ?? al enterarse de la cancelación de su exhibición en el Movistar Arena de Bogotá el 22 de noviembre ??
— CanalTenis.com ? (@canal_tenis) December 21, 2019