Autori i golit që nuk vleu për Serbinë, Aleksandër Mitroviç, ka folur pas ndeshjes, tepër i zhgënjyer, teksa pranoi se “u treguam idiotë, si fëmijët e vegjël, gabuam jashtëzakonisht. Jo, nuk ka mundësi kështu! Ishim duke kryesuar dhe po sulmonim, më pas ndodhi ajo që ndodhi. Idiotë, debilë! Nuk kam fjalë, çfarë të them. U shpërbëmë në mbrojtje”. Më pas, ai foli për shanset dhe tha se “tani duhet të luftojmë dhe besojmë deri në fund, nuk mund të dorëzohemi”.